Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit

Nga A2 CNN
1 Shtator 2026, 10:06 | Kronikë

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë

Tre mjekë në maternitetin e Pogradecit janë proceduar penalisht dhe po hetohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje, ku 36-vjeçarja shtatzënë Marjana Karolina Bunaj humbi jetën.

Pas ekzaminimit nga tre mjekët, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë në Tiranë, por gjendja e të ndjerës u përkeqësua rrugës, ku ajo u dërgoi në maternitetin e Elbasanit, ku edhe ndërroi jetë.

Dyshohet se tre mjekët kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të rastit. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit. Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në martenitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja M. K., 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë. Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte  humbur jetën”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos