Veliaj edhe në betejë me gjyqësorin, seanca e radhës shtyhet më 10 tetor

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 15:06 | Kronikë

Veliaj edhe në betejë me gjyqësorin, seanca e radhës shtyhet

Ndërkohë seanca e parashikuar të zhvillohej sot në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo për gjykim të dosjes "Veliaj" u shty . Seanca e radhës u caktua më datë 10 tetor. Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm në gjykatë, por u përfaqësua nga avokati Artur Selmani.

Ndërkohë avokati i të akuzuarve të tjerë në këtë dosje, përfshirë bashkëshorten e Veliajt, Maks Haxhia dha shpjegimet përkatëse rreth asaj që ndodhi në seancë.

“U shty për shkak se nuk ishin bërë lajmërimet dhe nuk ishin marrë dijeni konform procedurave se për datën ishim njoftuar por ligji procedurial dhe procedura e gjykimit kërkon saktësi dhe konfirmim për të marrë dijeni. Veliaj nuk kishte absolutisht asnjë kërkesë”, u shpreh Haxhia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos