Ishte ora 4 e mëngjesit të kësaj të enjte kur banorët e zonës së “Qytet Studentit” u zgjuan nga shpërthimi me lëndë plasëse e vendosur në një automjet.
“Makina në pronësi të mjekes Matilda Kaja ishte parkuar pranë një spitali privat në Tiranë. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme material. Për këtë ngjarje policia i ka nisur hetimet në dy pista”, raporton gazetarja e A2 CNN Xhensila Kodra.
Hetuesit dyshojnë se tritolvënia në gomën e parë të mjetit të jetë një formë kërcënimi për doktoreshën. E marrë në pyetje, Kaja ka mohuar të ketë konflikte me ndonjë person. Ndërsa ka hedhur hipotezën se lënda plasëse mund të ishte objektiv për spitalin e jo për personelin.
Nisur nga kjo, policia ka shtuar pistën e hetimit duke verifikuar edhe mundësinë nëse autori të ketë pasur si qëllim spitalin privat.
Autori është ende i pa identifikuar nga hetuesit, të cilët janë duke kqyryr pamjet e kamerave të sigurisë për të zbuluar lëvizte e tij. (A2 Televizion)