Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, pezullohen të gjitha gjyqet në Vlorë, testohet skaneri i sigurisë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2025, 10:08 | Kronikë

Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, pezullohen të gjitha gjyqet në

Pas vrasjes së gjyqtarit Astriti Kalaja në kryeqytet, në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë pezullohen të gjitha proceset gjyqësore përgjatë kësaj të marte.

A2 CNN mëson se janë pezulluar të gjitha çështjet gjyqësore, veç masave të sigurisë që do të zhvillohen sot.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka shkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë për kontroll dhe për të parë kushtet e sigurisë në gjykatë dhe në prokurorinë e Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi gjyqtari i ndjerë Kalaja dha vendimin kundër palës humbëse. Arma u shkreh në korridorin pranë sallës së gjyqit, shkruan A2 CNN.

Autori i ngjarjes, Elvis Shkambi, 30 vjeç nga Shkodra, ndodhej në sallën e gjyqit së bashku me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi. Ai nxori nga brezi pistoletën dhe qëlloi tri herë drejt gjyqtarit Kalaja, duke plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, me të cilët kishte qenë në konflikt pronësie.

Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Xhaxhai akuzohet për vrasje në bashkëpunim.

Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, pezullohen të gjitha gjyqet në

Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. A2 CNN mëson se roja i sigurisë është pjesë e administratës së Gjykatës së Apelit.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sigurinë në gjykata, pasi arma u fut pa u kontrolluar për shkak të mosfunksionimit të skanerit metalik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos