Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin, i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit 2022 në Tiranë pas një konflikti, shkruan A2 CNN.
Viktima mbetën Dritan (Alban) Muskurti dhe Nora Maskurti. Pas ngjarjes së rëndë, Arsen Maskurti nuk shprehu pendesë për krimin e kryer.
Arsen (Hamza) Muskurti ka treguar se nuk e duronte dot më të vëllanë e kunatën. Po ashtu mësohet se konflikti me vëllanë nisi për pronat dhe më pas kaloi në rrethana familjare.
“Nuk e duroja dot më vëllanë dhe kunatën. E meritonin,”- ka thënë Arsen Maskurti para hetuesve.
Krimi brenda familjes ndodhi pranë një biznesi të Dritan Muskurtit në rrugën “Myslym Shyri”. I akuzuar Arsen qëlloi me një armë zjarri drejt vëllait dhe kunatës, duke I vrarë në vend. Krimi u parapri nga një konflikt mes vëllezërve Muskurti mbi pronësinë e një agjencie turistike të themeluar prej tyre disa vite para ngjarjes.
Katër ditë para se të qëllohej për vdekje nga vëllai, Dritan Muskurti, kishte kërkuar urdhër-mbrojtje në gjykatë nga Arsen Muskurti, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, prej më shumë se 1 viti para krimit vëllezërit ishin në një përballje gjyqësore për një shumë të konsiderueshme financiare në lidhje me pronësinë e agjencisë turistike. Në procesin civil, Dritan Muskurti kërkonte kthimin e një shumë prej 17 milionë lekë të rinj. (A2 Televizion)