Vritet efektivi i Forcave të Armatosura në Korçë

Nga Artin Halili dhe Igli Çelmeta
8 Gusht 2026, 17:03 | Kronikë

Vritet efektivi i Forcave të Armatosura në Korçë

Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në lagjen nr. 14 në qytetin e Korçës, ku raportohet se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, raporton A2 CNN.

Sipas asaj që mëson A2 CNN, viktima është Johan Zuko, pjesëtar i Forcave të Armatosura. I ndjeri është qëlluar me kallashnikov dhe ka mbetur i vrarë në vend

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave. Mësohet se autori është identifikuar nga Policia dhe po punohet për kapjen e tij.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos