Ish-deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Mësohet se ai do të denoncojë krimet zgjedhore të kryetarit të Bashkisë Peshkopi, Rrahim Spahiu, drejtorit të Shërbimeve të Bashkisë, Bedri Kamberi, kryetarit të Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja. Në një deklaratë për gazetarët pas daljes nga SPAK, Gjunkshi u shpreh se SPAK duhet të çoje para drejtësisë këdo të përfshirë në këto krime teksa sjell në vëmendje dhe dosjen 184.
“Ne jemi këtu për të sjellë zërin e qytetarëve. Dosja 184 është dosje e hapur është i përfshirë drejtpërdrejt edhe kryeministri i vendit. Nga ana e PD është kallëzuar dhe po ndiqen procedurat. SPAK të marrë hapat e nevojshëm dhe një ditë këtu të vijë edhe kryeministri i vendit. Rasti konkret; kallëzimi që unë kam bërë akoma nuk është parit kryetari i bashkisë ai është strumbullari. Besoj që është çështje që i takon SPAK për të vazhduar. Është detyra e SPAK të kryejë detyrën me profesionalizëm. Duke u bazuar në ato fakte e dokumente të dërgojë para drejtësisë këdo; qoftë ministër apo ish-ministër që ka pasur funksion publik në këtë administratë”.
Gjunkshi theksoi se dibranët nuk do t’ia falin deklaratat Ramës dhe tha se PD në Dibër do të marrë 4 mandate, kurse PS vetëm një mandat.
“Dibranët nuk ia falin Edi Ramës atë ofezë kaq të madhe që i kanë bërë kryeçyryku dhe kryekopuku i Shqipërisë do të marrë përgjigjen e merituar në Dibër; PD 4, PS 1”. (A2 Televizion)