
Policia ka zbuluar një ambjent për kultivim të bimëve narkotike në Sarandë.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ambjenti ishte përshtatur brenda një apartamenti në qytetin e Sarandës, ndërsa hetimet kishin nisur prej rreth një muaji.
Një person është arrestuar, ndërsa është sekuestruar lënda narkotike që ndodhej në atë objekt.
Ndërkohë hetimet vijojnë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të këtij rasti, teksa dyshohet se janë përfshirë edhe të tjerë persona. (A2 Televizion)