Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e djeshme në një lokal në Valias, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një 51-vjeçar.
Policia bën me dije se autori i dyshuar, B. K., ka qëlluar nga pakujdesia me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë F. Xh., me të cilin jetonte në të njëjtën lagje. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Pas hetimeve të shpejta, policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe ka sekuestruar armën e përdorur në banesën e tij.
Në pranga ka përfunduar edhe i dëmtuari, pasi nuk ka bashkëpunuar me hetuesit dhe ka penguar zbardhjen e ngjarjes, duke mos dhënë informacion të saktë për rrethanat dhe autorin.
Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)