Tentoi t’i jepte fund jetës, gjendet arma e zjarrit që përdori 17-vjeçarja në Vlorë

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 16:26 | Kronikë

Tentoi t’i jepte fund jetës, gjendet arma e zjarrit që

Është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë, e cila tentoi të vriste veten.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se arma e tipit pistoletë ishte hedhur në një vend grumbullimi materialesh të ndryshme shtëpiake, pranë banesës së gjyshërve të të miturës dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.

Arma e sekuestruar do t’i dërgohet Institutit të Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Tentoi t’i jepte fund jetës, gjendet arma e zjarrit që

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje.

Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 14.07.2025, në lagjen “Kushtrimi”, ku një 17-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pas tentativës për vetëvrasje me armë zjarri, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në cilësinë e provës materiale, i armës së zjarrit pistoletë, e cila ishte hedhur në një vend grumbullimi materialesh të ndryshme shtëpiake, pranë banesës së gjyshërve të të miturës dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.

Arma e sekuestruar do t’i dërgohet Institutit të Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos