Zjarr në një banesë në Shënavlash, humb jetën 42-vjeçarja

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 15:24 | Kronikë
Zjarr në një banesë në Shënavlash, humb jetën
Foto iluesruese.

Një grua 42-vjeçare ka humbur jetën pasi banesa e saj në fshatin Shënavlash në Durrës është përfshirë nga flakët, raporton A2 CNN.

Sipas autoriteteve, rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos