“S’jam më kryebashkiak, nuk mund të prish provat”, Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 14:03 | Kronikë

“S’jam më kryebashkiak, nuk mund të prish provat”,

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë të enjte rekursin e bërë nga ekipi mbrojtës i Erion Veliajt, që kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për klientin e tyre.

Në dokumentet e dorëzuar, nënvizohet se Veliaj kërkon zbutje të masës së sigurisë, pasi sipas tij nuk ka asnjë mundësi që të prishë provat, pasi SPAK i ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë.

Këtyre dokumenteve i është shtuar edhe një memo, ku avokatët e Erion Veliajt i bëjnë me dije Gjykatës së Lartë se klienti i tyre nuk është më as kryebashkiak i Tiranës.

Duke cituar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt, avokatët i kërkojnë Gjykatës së Lartë të marrë në konsideratë faktin se në këto kushte ai nuk mund të ndikojë dhe vendosë në rrezik asnjë provë.

Kjo memo shkon kundër argumentit të Prokurorisë së Posaçme, që kërkon vijimin e arrestit me burg për Veliaj, duke pretenduar se ai ka qenë zyrtar i lartë dhe për këtë arsye ka mundësi që të intimidojë dëshmitarët e çështjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos