Arrestohet 22-vjeçari, iu gjet armë zjarri dhe fishekë në makinë

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 13:52 | Kronikë

Arrestohet 22-vjeçari, iu gjet armë zjarri dhe fishekë në

Policia ka vënë në pranga një 22-vjeçar të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe rrezikshmëri shoqërore. I arrestuari është shtetasi A. K., banues në Mamurras, ndaj të cilit Gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pas hetimeve në kuadër të operacionit të koduar “Parandalimi”.

Në dhjetor të vitit 2024, i riu u përpoq t’i shpëtonte policisë duke braktisur automjetin me të cilin qarkullonte. Gjatë kontrollit, shërbimet e rendit gjetën brenda makinës së braktisur një armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete, që dyshohet se do të përdorej për ngjarje kriminale, shkruan A2 CNN.

Pas disa muajsh në kërkim, ai u lokalizua dhe u arrestua falë informacioneve të siguruara në rrugë operative nga strukturat e Policisë së Kurbinit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos