Dy automjete u shkrumbuan nga flakët mesditën e sotme në një lagje të zonës së Spitallës, në Durrës, ndërsa të tjera arritën të shpëtohen.
Zjarrfikësit u angazhuan me disa mjete për neutralizimin e zjarrit, duke arritur të parandalojnë përhapjen e tij dhe të shpëtojnë tre automjete të tjera që ndodheshin pranë.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e flakëve që sollën djegien e dy mjeteve. (A2 Televizion)