Një person ende i paidentifikuar i ka vendosur zjarrin një sipërfaqeje përpara banesave ku jetojnë familjet në nevojë ekonomike në Vlorë.
Flakët kanë përfshirë hapësirat me barishte dhe shkurre përpara kabinave në Plazhin e vjetër.
Menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Për shkak të erës zjarri rrezikonte të përparonte në drejtim të banesave. Fatmirësisht zjarri është vendosur në kohë nën kontroll.
(A2 Televizion)