Çështja “Buka”, Arben Ahmetaj dërgohet për gjykim për shpërdorim detyre

Nga Armand Bajrami
25 Korrik 2025, 15:50 | Kronikë

Çështja “Buka”, Arben Ahmetaj dërgohet për

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do të gjykohet për “shpërdorim detyre” për çështjen “Buka sha”, raporton A2 CNN. Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Ahmetajt. Ndërsa për pesë personat e tjerë, të dyshuat në të njëjtën çështje, vijojnë hetimet.

SPAK pretendon se Ahmetaj, duke privatizuar ish-fabrikën e miellit, i ka shkaktuar shtetit dëm prej 7 miliardë lekësh të vjetër.

Sipas SPAK, në procedurën e privatizimit të vitit 2015 janë shkelur një vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe katër vendime gjyqësore, pasi toka dhe ndërtesat në pronësi të familjes Myderzi nuk u kanë njihet sipas ligjit, ndërsa asnjë masë nuk është marrë për kompensim adekuat.

Ahmetaj reagoi publikisht nga arratia, duke e quajtur çështjen “akt tragji‑komedie” të politiko‑drejtësisë, dhe mohoi çdo shkelje duke argumentuar se në këtë privatizim shteti jo vetëm ruajti, por rriti aksionet, dhe se procedura është ndjekur sipas ligjit në fuqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos