Një automjet tip Masserati ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës. Policia njofton se incidenti ndodhi në orën 13:28, në aksin rrugor Sarandë – Gjirokastër.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën dy automjete zjarrfikëse. Zjarr kishte përfshirë pjesën e përparme të automjetit me targa AB 803 RX. Ekipet zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi duke përdorur ujë dhe arritën të izolojnë dhe të shuajnë plotësisht flakët.
Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëmtime vetëm në pjesën e përparme të mjetit, pa pasoja në njerëz. (A2 Televizion)