E rëndë në Dukagjin, vriten babë e bir, një person i plagosur

Nga Senad Nikshiqi
23 Gusht 2026, 18:06 | Kronikë

E rëndë në Dukagjin, vriten babë e bir, një person i

Një vrasje e dyfishtë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku dy persona, babë e bir, dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarri.

Policia e Shkodrës është njoftuar për rastin përmes një telefonate dhe në zonë janë nisur grupet e emergjencës për të verifikuar informacionin dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Situata është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor, ndërsa zona ndodhet disa orë larg qytetit të Shkodrës. Në disa pjesë të Dukagjinit mungon edhe sinjali telefonik, duke e bërë më të komplikuar komunikimin dhe ndërhyrjen e shërbimeve.

Pritet që autoritetet të japin një njoftim zyrtar në vijim, ku të sqarohen rrethanat e ngjarjes, identitetet e personave të përfshirë dhe gjendja e të plagosurit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos