Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

Nga A2 CNN
21 Gusht 2026, 20:59 | Kronikë

Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

Operacioni për shuarjen dhe vënien nën kontroll të zjarreve në Dukat të Vlorës ka vijuar pa ndërprerje, me angazhimin e Forcave të Armatosura nga toka dhe ajri.

Në terren janë angazhuar 70 efektivë të Forcës Tokësore, 29 efektivë të Komandës Mbështetëse dhe 2 efektivë të Policisë Ushtarake, ndërsa ndërhyrja nga ajri është mbështetur nga dy avionë zjarrfikës, shkruan A2CNN. 

Falë ndërhyrjes së forcave në terren, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit, ndërsa ekipet vijojnë monitorimin e situatës për të parandaluar riaktivizimin e flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos