
Vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në fshatin Dukat të Vlorës, ndërsa era dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve dhe zgjerimin e sipërfaqes së djegur në malin e Çikës.
Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për shuarjen dhe lokalizimin e vatrave, ndërsa operacioni po mbështetet edhe nga ajri me dy avionë Air Tractor, shkruan A2CNN.
Përpjekjet janë përqendruar në izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, veçanërisht në zonat ku terreni i vështirë dhe kushtet atmosferike e bëjnë ndërhyrjen më të vështirë.
(A2 Televizion)