
Situata në Pukë është rënduar më tej, pasi në zonat e prekura nga zjarri raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me linjat telefonike.
Të gjitha vatrat e zjarrit në Gojan të Pukës kanë dalë jashtë kontrolli. Sipas raportimeve të A2 CNN situata paraqitet mjaft kritike dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve.
Banorët raportojnë se deri më tani nuk ka asnjë helikopter për shuarjen e zjarrit. (A2 Televizion)