Nga sazet, te fyejt e bjeshkëve, kur muzika shqiptare frymëzon kompozitorët e huaj

Nga Luela Myftari
22 Nëntor 2026, 15:33 | Kulturë

Kompozitori britanik Dave Smith mbërriti në Shqipëri në vitet ’70për të kuptuar pak më shumë mbi muzikën që lëvrohej atë kohë. Por, sa herë ka mbërritur në vendin tonë është frymëzuar për një krijim tjetër. Këtë herë nëakademinë e shkenca mbërrin për të luajtuar veprat që shkroi për Shqipërinë.

Bjeshkëve të larta të shqiptarëve frymëzuar nga fyejt e Tropojësdhe Kukësit është vepra që ka nisur të jehojë në korridoret e Akademisë së Shkencave. Kompozitori Dave Smith ka mbërritur sërish në vendin ku erdhi për të studiuar muzikën, por që e frymëzoi të shkruante muzikë.

Këto tinguj janë pjesë e veprës Bjeshkëve të larta, frymëzuar nga takimet me kompozitorin shqiptar Tish Daija që e priti Dave Smith në mesin e viteve ’70 dhe e prezantoi jo vetëm me fyejt e Tropojës dhe Kukësit, por edhe me sazet.

“Sot në Akademinë e Shkencave interpretoj pjesën e Bjeshkëve të nalta, në nder të kompozitorit Tish Dajia, që e takova në Shqipëri në vizitën time të parë. Pjesa e dytë është një kompozim në piano dhe e treta më e njohura Albanian Summer që zgjat 43 minuta dhe është një nga kompozimet që kam realizuar kur kam njohur elementët e muzikës suaj”, tha ai.

Dave Smith vjen në Tiranë edhe si një propozim artistik i rezidencës artistike Art Explora, vendosur aktualisht në vilën e ish diktatorit Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos