Është çelur në Muzeun "Onufri" në Berat ekspozita fotografike "Ikonat Mariane në Muzeun Historik Kombëtar". Kjo ekspozitë sjell pranë publikut disa prej veprave më të rëndësishme të ikonografisë shqiptare, kushtuar Shën Mërisë.
Nga ikonat e realizuara prej Onufrit, te ato të mjeshtrave të mëdhenj David Selenica, Joanna Thanasi, Mihal Anagnosti e vëllezërit Zooografi, të gjitha janë përbashkuar në një ekpzoitë në muzeun më të mirë të ikonave që kemi në vend, në Berat.
"Patëm kënaqësinë sot në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe drejtoreshën e tij zonjën Elsona Kote, te hapnim një ekspozitë fotografike me disa nga thesarët që mban muzeu ynë historik kombëtar në tiranë që janë dedikuar artit ikonogfafik dhe tematika ishte mbi ikonat dhe objekte liturgjike që pasqyrojnë figurën e Shën Mërisë", tha Miklor Pasku, drejtor i Qendrës së Muzeore.
"Këto janë rreth 20 ikona që janë pjesë e fondit tonë muzeor dhe paraqesin vetëm figurën e Shën Mërisë, këto janë ikona të autorëve të ndryshëm dhe i përkasin kishave të ndryshmeve të qyteteve të vendit tonë dhe normalisht janë një pasuri kulturore shumë e çmuar", tha drejtoresha e Muzeut Historik Kombëtar Elsiona Kote.
Mes 20 veprave të kësaj ekspozitë janë edhe dy ikona që paraqesin skenën e hyrjes së Shën Mërisë në tempull, të dyja të realizuar nga piktorët e njohur beratas.
Kjo ekspozitë që do të qëndrojë e hapur në ambientet e Muzeut "Onufri" deri në 27 dhjetor si një takim i veçantë me historinë, artin dhe mjeshtërinë që lidh festat me rrënjët. (A2 Televizion)