“Ngadhnjim mbi vdekjen”, e fundit dalje e Piro Milkanit

Nga Luela Myftari
25 Maj 2025, 15:40 | Kulturë

“Ngadhnjim mbi vdekjen” ishte filmi i fundit që e solli në kinema Piro Milkanin.

Rijetëzimi i këtij produksioni i bëri të gjithë të ngrihen në këmbë për regjisorin që ka një pasuri të madhe në botën kinematografike, e që sot me ikjen e tij na i lë si trashëgimi për kulturën tonë. 

Piro Milkani ka lindur e është rritur në një prej lagjeve me të njohura të qytetit të Korçës, ndërsa një nga pengjet e tij më të mëdha ishte që nuk realizoi një film posaçërisht për rrugicat e Korçës, shkruan A2.

Miqtë e tij, Ylli Trajçe e Robert Budina na e rrëfejnë këtë në ditët kur Shqipëria kupton se ka humbur një yll të kinematografisë. 

“Piro Milkani ka qenë një figurë që ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, jo vetëm në atë kohë, por edhe në kohët moderne. Filmat e tij janë ndjekur edhe në Kinë. Humbëm një vlerë jo vetëm profesionale, por mbi të gjitha njerëzore, që përfaqëson më së miri kulturën e Korçës”, tha Budina.

Ndërsa Ylli Trajçe u shpreh: “Mua më ka ardhur keq vetëm që nuk xhiroi një film në Korçë. Ka xhiruar vetëm disa sekuenca në filmin Zonja nga qyteti”.

emegjithkëtë piro milkani na lë jo vetëm një pasuri të madhe për kulturen, por edhe një trashëgimtar në botën e kinemasë, djalin e tij Eno Milkani po pasuronme tej pasurinë kinematografike të babait të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos