Artistë nga 7 vende, Vlora mirëpret “Aulona Folk Festival”

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
26 Maj 2025, 15:12 | Kulturë

Aulona Folk Festival ka mbledhur në Vlorë rreth 320 artistë nga 7 vende të ndryshme të botës, duke u bërë pjesë e aktiviteteve kulturore-artistike të sezonit veror, i cili tashmë është hapur zyrtarisht në këtë qytet bregdetar.

Grupet folklorike nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Sllovakia, Italia, Gjeorgjia dhe sërish Ukraina, janë pjesë e këtij festivali, i cili pritet të kthehet në një traditë të aktiviteteve verore në një nga qytetet më të preferuara gjatë stinës së verës.

Performancat e grupeve nga vende të ndryshme janë shpërndarë në të gjitha pikat kryesore turistike të qytetit, duke e përhapur Aulona Folk Festival në gjithë Vlorën.

Aktivitete të tilla pritet të ketë gjatë çdo fundjave të sezonit veror në Vlorë, ku turistët nuk do të gjejnë vetëm det, diell dhe kulinari, por edhe veprimtari kulturore dhe artistike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos