Henri Matisse, Edgar Degas apo Modingniani janë emrat që gjeni të shënuar në ekspozitën më të re në kryeministri. Një koleksion i mjeshtrave francezë ekspozohet për artdashësin shqiptar në kryeqytet.
Mes pikturave dhe skulpturës, ky është një rrugëtim evropian drejt artit vizual. Skulpturat zënë gjithashtu një vend të veçantë në koleksion, duke filluar me bronzin e bukur Vallëzuesja e Vogël Katërmbëdhjetëvjeçare, e veshur me tutu prej pëlhure, nga Edgar Degas, apo nga Henri Matisse—Aurora prej suva të lyer me bronz.
“Modigliani nuk është rastësisht një prej zërave më të rëndësishëm të artit vizual sot. ajo që e bën të veçantë është padiskutimi historia e syve që rrëfente në veprat e veta. Thuajse të gjithë e dinë historinë se ai pikturonte personazhet me sytë mbyllur, sepse vetëm po ti njihte shpirtin do të mund të kuptonte si t’ia realizonte sytë. Në një rast një sy është jeshil e një kaf, një për te pare brenda vetes e një për të parë botën. Këtë vepër por edhe skulpturën e njohur të Degas dhe shumë mjeshtra të tjerë do ti gjeni në këtë ekspozitë”, tha kuratorja e ekspozitës, Danijela Ucovic.
Veprat artistike në ekspozitë pasqyrojnë ndërgjegjen kolektive të epokës, stilin e jetës dhe momentin historik, kryesisht në Francë, por edhe në Evropën Amerikën Latine dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)