80-vjetori i Teatrit Kombëtar/ Bashkë emrat më të mirë të skenës, rikthejnë edhe shfaqjen e parë

Nga Luela Myftari
23 Maj 2025, 12:36 | Kulturë

Për tetë dekada, Teatri Kombëtar ka frymuar art dhe ka formuar breza të tërë aktorësh, regjisorësh, dramaturgësh, skenografësh e krijuesish.

Mes qindra shfaqjeve që kanë lënë gjurmë në kujtesën e publikut, në festën e 80-vjetorit u përkujtuan jo vetëm aktorët që nuk kanë janë më, por edhe Topazi, vepra e parë e interpretuar në skenën teatrale shqiptare.

E vetmja gjë që nuk u përkujtua ishte ndërtesa e vjetër e institucionit, që duket se u pluhuros me harresë.

Edhe në hollin e Teatrit Kombëtar, imazhe nga shfaqjet e mbetura si pasuri e fondit të teatrit kanë hapur dritaren drejt disa prej arkivave që rrëfejnë jetën artistike 80-vjeçare të këtij institucioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos