Një festival i ri në Tiranë, artistët ndërkombëtarë që do të performojnë në “Muse – x”

Nga Luela Myftari
10 Prill 2025, 19:48 | Kulturë

Një festival ku ndërthuren instalacionet e artit dhe aktivitetet e ndryshme kulturore gjatë ditës, me muzikën në qiellin e hapur të Tiranës gjatë mbrëmjeve, merr jetë këtë fundjavë në kryeqytet. Organizatorët dhe krijuesit e kanë pagëzuar këtë festival të ri me emrin Muse-X.

"Ideja fillestare ishte të krijohej një lidhje më e fortë mes artistëve të Ballkanit, tregut lokal të muzikës dhe artit që bëhet në rajon, por po aq edhe lidhja me skenat ndërkombëtare, duke e përafruar këtë edhe me misionin e Ministrisë së Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit.", tha Luel Muhametaj, themelues i Muse-X.

Muse-X i dedikon mbrëmjen e parë muzikës elektronike. Mbrëmjen e dytë, më 12 prill, në Sheshin Italia do të performohet muzikë hip-hop, ndërsa e diela në mbrëmje mbyll siparin e Muse-X me muzikë rock dhe artistët më në zë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos