"Çfarë pa kryeshërbëtorja" është një komedi e zezë e dramaturgut anglez Xho Orton, e cila është vënë në skenën e Teatrit “Skampa” në Elbasan.
Premiera mbërtheu artdashësit elbasanas në këtë komedi sa humoristike aq edhe satirike. Vepra trajton tema si autoriteti, psikiatria, individualiteti seksual, duke i shkrirë ato në një farsë që hedh dritë mbi absurditetetet e sjelljes njerëzore.
Për Regjisorin Kiço Londo, kjo vepër agresive e përcjell me humor, gjen vend në realitetin shqiptar pasi Shqipëria për momentin tha Londo është një psikiatri, por ashtu si në vepër që në fund të tunelit ka dritë, besoj se kjo dritë do ti kthehet dhe Shqipërisë.
Aktori Helidon Fino do të luajë rolin e mjekut psikiatër, ku nëpërmjet rrethanave keqkuptimeve e situatave të nxehta ka bërë një “puzzle” të lidhjes edhe me realitetin ku ne jetojmë.
'Çfarë pa kryeshërbëtorja" do të shfaqet deri me16 prill në "Teatrin Skampa" me lojën e 6 aktorëve. (A2 Televizion)