Pa elementë karakteristikë, kostumografia e Gjirokastrës në rrezik zhdukjeje

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 18:06 | Kulturë

Pa elementë karakteristikë, kostumografia e Gjirokastrës në

Kostumografia vlerësohet si një nga vlerat e jashtëzakonshme të Gjirokastrës që në ndërthurje me arkitekturën e kanë bërë këtë qytet ndër më të preferuarit nga turistët.

Por ndërsa në dyqane të ndryshme shikon të shiten apo të jepen me qira kostume popullore, vlerat e këtyre të fundit rrezikojnë të humbasin si pasojë e zhdukjes së elementëve që i bëjnë realisht këto kostume karakteristike sipas zonave.

Piktori dhe njëkohësisht kostumografi i njohur gjirokastrit Stavri Çati ngre alarmin për zhdukjen e vlerave të kostumografisë.

Madje sipas tij ka gabime edhe në kostumet e  vendosura ne muzeun etnografik të Gjirokastrës që duhen korrigjuar sa më shpejt.

Ajo që po humb në kostumet popullore në Gjirokastrës është e pasqyruar fatmirësisht në pikturat që ka realizuar Stavri për të gjithë llojet e kostumeve popullore që përfaqësojnë zona të ndryshme të Gjirokastrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos