'Vdekje Ajatollahëve', Berisha: Pushteti i krimit në Iran po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

Nga A2 CNN
11 Janar 2026, 16:50 | Politikë

'Vdekje Ajatollahëve', Berisha: Pushteti i krimit në Iran po

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit iranian, pas protestave që kanë ‘shpërthyer’ në gjithë vendin.

Në mesazhin e tij, Berisha shprehet se revolucioni iranian po ecën drejt fitores vendimtare, ndërsa diktatura e Ajetullahëve ndodhet në grahmat e fundit.

Ai dënon ashpër masakrat dhe barbaritë e regjimit ndaj kryengritësve paqësorë dhe thekson se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.

“Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre.

Rroftë Irani i lirë dhe demokrat! Vdekje Ajetollahëve!”, shkruan Berisha në reagimin e tij, përcjell A2 CNN.

Reagimi i plotë i Berishës:

Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare.

Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!

Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare.

Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur.

Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.

Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre!

Rroftë Irani i lirë dhe demokrat!

Vdekje Ajetullahëve! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos