Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Dimal sulmoi Partinë Demokratike dhe partitë e reja. Sipas tij, në 11 Maj Shqipëria voton për të zgjedhur Bashkimin Evropian ose kthimin pas. Rama pohoi se PD ka parë për të hequr non gratën e Berishës, por jo për qytetarët.
Ndërkohë partitë e reja i sulmoi për deklaratat e liderëve të tyre që kanë deklaruar se nuk do pranojnë koalicion por do dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.
“Ata që përpiqen dhe këmbëngulin të na përqeshin se medemek në këto tre mandate s’kemi bërë asgjë dhe një nga gjërat që thonë është se ku keni 300 mijë vendet e punës. 1 023 000 të punësuar ishin në 2013 ndërsa në 1 327 000 është e regjistrit sot. Kanë një problem të madh me aritmetikën. E filluan me 7x7= 42, tani e çuan në 6 milionë. Besoj se aritmetika që na kanë mësuar në shkollë tregon se janë më shumë se 300 mijë të punësuar të rinj. Njëri bufi i kënetës del thotë se do të shkrijë SPAK dhe e-Albania. Dmth drejtësia do të kthehet aty ku ishte, në kënetën e bufit, që kur vriteshin njerëz poshtë dritares së kryeministrit.... 6 mln dollarë nga këneta për të pastruar tatuazhin në ballë të non gratës dalin, por paratë e tjera për popullin nuk dalin. Të tjerët që medemek janë të rinj, thonë se po qe se na vjen ne në dorë kjo punë, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë që ne na duhet të mbyllim negociatat në 2027 dhe të futemi në BE".
(A2 Televizion)