Shkarkimi i Veliajt, këshilltarët e PS mblidhen për të diskutuar procedurat

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 10:28 | Politikë

Shkarkimi i Veliajt, këshilltarët e PS mblidhen për të

Partia Socialiste po shkon drejt zyrtarizimit të garës për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës. Burime pranë kësaj partie konfirmojnë se Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës do të marrin pjesë në një mbledhje që do të zhvillohet ditën e nesërme në selinë e Partisë Socialiste.

Mbledhja do të nisë në orën 17:00 dhe këshilltarët socialistë janë thirrur për të qenë të pranishëm, me porosinë që pjesëmarrja e tyre është e rëndësishme.

Zhvillimi i kësaj mbledhjeje vjen pasi kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS, i kërkoi këshillit bashkiak që të niste procedurat për shkarkimin e Erjon Veliajt.

Kryesocialisti Rama po ashtu bëri publike edhe kandidaturën e PS për Tiranën, duke ja besuar këtë betejë ish-ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos