Përpara se sa të nisë detyrën, qeveria e re do të duhet të përballojë 24 orë debat në parlament. Konferenca e Kryetarëve vendosi kohën e diskutimi për secilin folës në seancën plenare të parashikuar për ditën e enjte, duke caktuar maksimalisht 10 minuta për folës.
Programi analitik i shpërndarë deputetëve për t’u diskutuar duket se është një përmbledhje e dokumentit që Edi Rama mbante në dorë gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ku nga një libër me shumë faqe tashmë është përmbledhur në një revistë, shkruan A2 CNN.
Zhvillimi i këtij debati parlamentar është hallka e fundit procedurale përpara se sa Edi Rama të marrë votëbesimin nga të tijtë për ta mandatuar për herë të katërt si kryeministër. Ndër zotimet e para, është edhe zgjidhja e ngërçit të krijuar në drejtimin e Bashkisë së Tiranës duke shkarkuar Erion Veliajn. (A2 Televizion)