Kryeministri i Shqipërisë është takuar në Bruksel, sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Mark Rutte.
Rutte vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e saj për të arritur shpenzimet prej 2% brenda këtij viti.
Sipas tij, Shqipëria po bën shumë për Ukrainën, madje përtej mundësive.
“Eshtë një nder që të kem mikun e ngushtë Rama. Shqipëria është një aleate. Ajo do ta mbërrijë shumë shpejt objektivin e shpenzimeve të NATO prej 2%. Ajo po zhvillon bazën industriale përmes ndërmarrjeve shtetërore. Ju po e ndihmoni shumë Ukrainën. Po bëni shumë për të. Ju po merrni në forcat në Letoni, Bullgari, Kosovë. Po bëni përtej madhësisë tuaj. Ju falenderoj që jeni aleat i patundur dhe që NATO mund të mbështetet te Shqipëria dhe Shqipëria te NATO”, tha Rutte.
Ndërkohë, kreu i qeverisë informoi sekretarin e NATO për rilindjen e industrisë së prodhimit të armëve, teksa shtoi se Shqipëria është e prirur të diskutojë për portin ushtarak në Porto Romano.
“Është kënaqësi, jo vetëm falë miqësisë tonë, por gjithnjë ka për të mësuar nga ju. Konfirmojë gjithçka thatë. Po nisim rilindjen e industrisë tonë. Jemi të prirur të diskutojmë punën që duhet bërë për portin e ri ushtarak në Porto Romano. Jemi këtu për të folur për të mënyrat që mund të qasemi në programin Safe. Ky program mund të jetë i dobishëm dhe për vendet e NATO në Evropë”, tha Rama. (A2 Televizion)