5 orë para mbylljes së kutive, pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 14:42 | Politikë

5 orë para mbylljes së kutive, pjesëmarrje e ulët në

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkitë e vendit. Deri në orën 14:00 pjesëmarrja mesatare në rang kombëtar është raportuar 13.76%, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së.

Sipas raporteve të deritanishme:

Bashkia Mat kryeson me pjesëmarrjen më të lartë, 31.54%, ku kanë votuar 4,386 zgjedhës nga 13,907 në listë.
Bashkinë Tepelenë kanë votuar 27.59% e qytetarëve, ose 2,077 nga 7,529 zgjedhës.
Bashkia Cërrik regjistron një pjesëmarrje prej 20.19%, me 6,198 votues nga 30,700 në listë.
Bashkinë Berat, pjesëmarrja është 14.39%, me 9,210 votues nga 63,987 në listë.

Bashkia Vlorë shënon pjesëmarrjen më të ulët deri tani, vetëm 9.33%, ku kanë votuar 12,392 nga 132,805 zgjedhës.

Zgjedhjet e pjesshme po zhvillohen për kryetarë bashkie në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. KQZ pritet të publikojë përditësimin e radhës mbi pjesëmarrjen pas orës 17:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos