Ervin Demo pas votimit në Berat: Ditë e rëndësishme për të vijuar projektet e Bashkisë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 11:00 | Politikë

Ervin Demo pas votimit në Berat: Ditë e rëndësishme për

Një ditë të rëndësishme për qytetarët e Beratit e ka konsideruar Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ditën e zgjedhjes së kryebashkiakut të ri të këtij qyteti. Në një deklaratë për mediat pas votimit ai tha se qytetarët janë thirrur të bëjnë detyrën e tyre qytetare dhe të zgjedhin drejtuesin e ri të bashkisë me përgjegjësi dhe vetëdije.

“Unë do të jem i gatshëm si deputet i Beratit të bashkëpunoj me fituesin për të bërë një punë të mirë për Beratin dhe për të vazhduar projektet e zhvillimit vendor,” tha Demo.

Sipas tij zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Beratit po ecin me ritme të qeta dhe pa probleme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos