Voton ministri Andis Salla në Cërrik: Të votojmë masivisht për të vijuar punët e mira të nisura

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 12:15 | Politikë

Voton ministri Andis Salla në Cërrik: Të votojmë masivisht

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka votuar sot në zgjedhjet lokale të bashkisë së Cërrikut, qytet ku ai ka mbajtur më parë postin e kryetarit para se të emërohej në kabinetin qeveritar.

Në këtë garë, kandidati i Partisë Socialiste, Florenc Doka, mbështetet nga Salla. Pas votimit, ministri Salla deklaroi se procesi po zhvillohet i qetë dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime.

“Është një vazhdimësi e punëve të mira të nisura dy vite më parë. Më është dashur të jem në një detyrë tjetër në qeverinë shqiptare dhe tashmë zgjedhjet duken të qeta. I ftoj të gjithë banorët e bashkisë së Cërrikut të votojnë të qetë e masivisht, në mënyrë që të vazhdojë çdo punë e mirë e nisur në këtë qytet,” tha Salla.

Ai shtoi se pjesëmarrja deri tani është e ulët, por shprehu besim se ajo do të rritet gjatë ditës. “Procesin do ta shohim në fund të ditës,” përfundoi ministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos