Pjesëmarrje e ulët në votime në Vlorë, por kandidatja e PS-së e kënaqur

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 10:41 | Politikë

Pjesëmarrje e ulët në votime në Vlorë, por kandidatja e

Kandidatja e Partisë Socialiste për Vlorën Brunilda Mersini e cilëson të kënaqshme pjesëmarrjen në këto zgjedhje, pavarësisht raportimeve për pjesëmarrje të ulët në këtë bashki.

“Mendoj që pjesëmarrja është shumë e mirë dhe jemi të kënaqur me pjesëmarrjen”, tha ajo.

 Në një deklaratë për mediat pas votimit ajo u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë me zemër, mendje dhe përgjegjësi qytetare.

“Është një ditë e shënuar jo vetëm për mua personalisht që garoj si e para grua në siglën e PS një grua që ndjek ritmin e qytetit, njeh njerëzit e qytetit dhe ka përkushtimin. Kjo ditë është për qytetin, për qytetarët që kanë treguar kulturë demokratike dhe përgjegjësi qytetare për ditën e zgjedhjeve. Uroj që të votojnë me zemër, mendje dhe përgjegjësi qytetare”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos