Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS në Dibër, foli në A2 CNN për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke u shprehur tepër i kënaqur me 11 mijë vota diferencë nga PD-ja.
“Ndarja e mandateve 4 me 1 ishte një legjendë, por edhe mund t’ja kishim dalë, por realisht edhe 3 me 2 jemi të kënaqur. Ne bëmë një fushatë spektakolare këtu në Dibër me 11 mijë vota diferencë. Në 35 vjet edhe Qarku Dibër për herë të parë i bashkohet trenit të fitores së PS-së.
Qarku i Dibrës pati një pjesëmarrje rreth 50 përqind, më shumë se në çdo qark tjetër dhe kjo është një arritje si pasojë e punës së strukturave”, tha Klosi.
Sa i përket tensioneve, për Klosin ato 2 apo 3 ngjarje ishin si rrufe në qiell të hapur. “Për mua zero konflikt. Për mua ato dy tre ngjarje ishin si rrufe në qiell të hapur. Situata ishte e qetë dhe nuk kishte asnjë arsye pse të krijoheshin këto tensione”, (A2 Televizion)