“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 12:28 | Politikë

“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk

Enkelejd Alibeaj nga Djathtas për Zhvillim ishte i ftuar në Ditarin me Denisa Pasholli ku komentoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Teksa u shpreh i zhgënjyer për rezultatin zgjedhor, Alibeaj deklaroi se nuk e kishte parashikuar asnjëherë që PS të fitonte me këtë avantazh.

“Nuk është ky rezultati që prisnim. Nuk kemi arritur atë që mendonim. Unë nuk jam nga ata që e shohin fajin diku tjetër. Tezat politike nuk kanë gjetur një pëlqim te shqiptarët. Mund të kem qenë dhe unë. Të gjitha analizat duhet të nisin nga vetja. Ky vend është i keqqeverisur. Ekonomia është keq e më keq. Korrupsioni është masiv. Ata që qeverisin këtë vend i kanë bërë njerëzit të ikin. Shifrat nuk janë opinion. Unë nuk e kisha parashikuar.

Logjika nuk më çon atje. Nëse para 4 viteve ai ka marrë 74 mandate dhe sot 82 nuk më përkon me atë që ka ndodhur në këto vite qeverisje. Shumë njerëz të PS janë në konflikt me ligjin, shumë janë dënuar dhe shumë të tjerë jo. Qeverisja nuk ka qenë korrekte me ligjin këtë e thotë dhe SPAK që ka goditur në këtë anë”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos