Duket se mandati i Adriatik Lapajt, i fituar nën siglën e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, po vihet në rrezik.
‘Shqipëria Bëhet’ dhe ‘Nisma Thurje’ kishin një marrëveshje parazgjedhore, sipas të cilës lista e mbyllur do të bëhej ‘nul’, ku të gjithë kandidatët e kësaj liste do të jepnin dorëheqjen.
Kjo do të bënte që mandatet do të merreshin nga ata që merrnin më shumë vota në listat e hapura.
Por duket se kjo dakordësi mund të mos zbatohet, shkruan A2 CNN. Kjo pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni, ka depozituar në KQZ kërkesën për t’u njohur me letrën e dorëhqjes që koalicioni ka dorëzuar në emër të tij para zgjedhjeve të 11 majit.
Kordhoni shprehet se nuk mban mend të ketë firmosur ndonjë dokument të tillë dhe kërkon të verifikojë përmbajtjen e tij, shkruan A2 CNN.
(A2 Televizion)