Besa, Prania Besnike dhe Pasqyrë Albania duket se janë emra të rinj për një zgjidhje që ekzistonte edhe më herët. Pak vite më parë, Qeveria kërkonte nga qytetarët që të adresonin problemet e tyre me shtetin në adresën ShqipëriaQeDuam.al, e cila u kthye më pas në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Pjesë e kësaj të fundit, duket se do të jenë edhe platformat e reja të njoftuara nga kryeministri.
ShqipëriaQëDuam.al nisi si një platformë online ku qytetarët adresonin ankesat e veta me Shtetin, ndërsa më pas u kthye në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Pjesë e kësaj strukture do të bëhen edhe platformat e reja të prezantuara nga Kryeministri, sic pohoi kreu i Agjencisë gjatë raportimit në Komisionin e Mbikëqyrjes Parlamentare.
Opozita shfrytëzoi mundësinë për të ironizuar takimet e të premtes pasdite mes deputetëve socialistë dhe qytetarëve.
Drejtori i ADB-së u pyet për sektorët që mbledhin më shumë ankesa. Te pushteti vendor, tregoi se i kanë duart e lidhura.
(A2 Televizion)