Aksioni në Durrës, Policia Bashkiake liron parkimet e zëna forcërisht

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
2 Shtator 2026, 14:35 | Politikë

Goma, kone plastike, hekura dhe çfarëdo lloj gjërash për të zaptuar një parkim në një zonë publike.

Pikërisht rikthimi i këtyre hapësirave në shërbim të publikut i ka shërbyer aksioni i Policisë Bashkiake të Durrësit në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit.

Drejtori i policisë bashkiake të Durrësit ka paralajmëruar të gjithë ata individë që do të guxojnë të zënë sërish hapësirat publike siç ka ndodhur rëndom edhe më parë.

Paralelisht më këtë aksion, policia bashkiake e Durrësit ka evidentuar edhe zonat, që pritet të përcaktohen për parkimet e automjeteve të banorëve rezidentë në lagjet dhe rrugët e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos