Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Nga A2 CNN
2 Shtator 2026, 13:43 | Politikë

Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Bashkia Tiranë njofton se Kryebashkiaku Veliaj ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj, shkruan A2 CNN.

Dikur pjesë e Partisë Demokratike, Sulaj u përfshi fillimisht në listat e PS për zgjedhjet e vitit 2025. Më pas, në korrik të vitit të kaluar, pas dorëheqjes së nënkryetarëve të Bashkisë Tiranë, Sulaj u emërua si nënkryetar, duke drejtuar sektorin e shpallur prioritet, menaxhimin e territorit dhe zhvillimin rural.

Një ditë më parë, nënkryetarja Anuela Ristani u largua nga detyra, pasi Veliaj i hoqi delegimin për drejtimin e Bashkisë, ndërkohë që ai vetë ndodhet në paraburgim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos