Rama vijon mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politik, zv.ministrat largohen pasi u njohën me detyrat

Nga Fjorela Beleshi
2 Shtator 2026, 13:33 | Politikë

Rama vijon mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politik, zv.ministrat largohen

Në takimin te vila qeveritare në Sauk, zëvendësministrat janë larguar nga mbledhja pasi janë njohur me detyrat si zëvendësministra të dedikuar për komunikimin.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama po vijon mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politik. Kujtojmë që mesditën e sotme Rama mblodhi ekipin për “Besën” dhe “Praninë besnike”, ministrat zëvendësministrat dhe drejtuesit politik.

Kjo mbledhje vjen pas takimit të një jave më parë ku u diskutua në lidhje me sezonin e ri politik, duke përfshirë  kalendarizimin e "Pranisë Besnike" në çdo territor, si dhe hartimin e ndryshimeve ligjore për "PasqyrAlbania". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos