Aksioni politik i opozitës zbardhet të mërkurën, ja çfarë pritet të ndodhë në Kryesinë e PD

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 22:40 | Politikë

Analisti Agim Baçi, i ftuar në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli, ka komentuar mbledhjen e thirrur nga Sali Berisha për të mërkurën me kryesinë e Partisë Demokratike, duke theksuar se nga ky takim do të përcaktohen emrat kyç dhe drejtimi i aksionit opozitar në Kuvend.

“Do të marrim vesh emrin e kreut të grupit, emrin e nënkryetarit të Parlamentit, si edhe aksionin në Kuvend që tashmë dihet. Fillimisht do të jetë hetimi i zgjedhjeve, një komision për hetimin e procesit zgjedhor dhe më tej komisionet e tjera që janë të domosdoshme, si McGonigal apo IPARD. Ndoshta këtë të fundit mund ta ketë prioritet Partia e Lirisë,” u shpreh Baçi.

Ai nënvizoi se, ndonëse mazhoranca ka shumicën e thjeshtë, nuk mund të qeverisë pa pengesa nëse opozita e bashkuar e bën punën e saj. “Rama ka 83 vota, por nuk mund të bëjë ç’të dojë. Një njeri që të vjedh votën, të fut dorën edhe në xhep,” theksoi analisti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos