“Kemi qeverinë më antiamerikane në botë”, Balliu: “Dy armiqtë” që janë shpallur qytetar nderi

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 22:08 | Politikë

“Kemi qeverinë më antiamerikane në botë”,

Deputeti i zgjedhur demokrat, Klevis Balliu ka akuzuar qeverinë Rama për qëndrime antiamerikane.

Në “Off the Record”, Balliu u shpreh për gazetarin Danglli se dy amerikanët e vetëm që janë dekoruar qytetarë nderi në Shqipëri janë George Soros dhe Charles McGonigal.

“Kemi qeverinë më antiamerikane në botë. Kush janë dy amerikanët qytetar nderi në Shqipëri, George Soros në Tiranë dhe McGonigal në Tropojë. George Sorosin e sjell e majta. Ti sot ke qytetar nderi një personazh në burg për spiunazh dhe një kryetar karteli si George Soros”, tha Balliu në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos