Akuzat e ngritura nga ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj janë bërë shtysë për opozitën për të kërkuar më shumë monitorim nga parlamenti të institucioneve të tjera. Ivi Kaso, në Komisionin për Nisma Qytetare theksoi se kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare ndaj kjo çështje sipas tij duhet të jetë në krye të agjendës.
“Qoftë me KAYOI-n e famshme të Ron Yafet-it tashmë i akuzuar publikisht nga ish-zëvendëskryeministri socialist si kreu i trafikut të armëve dhe punëve të pista të kësaj qeverie. Ashtu sikurse për sa i përket edhe çështjes së AKSHI-t e cila ne e kemi thënë, vazhdojmë ta themi dhe nuk do të lodhemi ta përsërisim derisa përgjegjësitë ligjore të dalin”, tha Kaso, përcjell A2 CNN.
“Përgjigjen e mori nga kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj, i cili solli në vëmendje se edhe institucionet e drejtësisë do të jenë në raport, ndaj edhe opozita mund të shtrojë shqetësimet. Po ashtu ai theksoi se SPAK është vënë në lëvizje, ndaj edhe përgjigjja konkrete do të vijë nga vetë Prokuroria e Posaçme.
“Le të presim se nëse këto që janë presupozime, nëse këto që janë hamendësime apo hipoteza, do të jenë do të jenë të vërteta për të gjykuar pastaj mbi të vërteta dhe jo mbi presupozimet edhe hipotezat”, tha Xhafaj.
Ai theksoi po ashtu se një nga mundësitë e opozitës është edhe kërkesa ndaj ministrive për përgjigje duke i cilësuar qëndrimet e demokratëve si politike. (A2 Televizion)