Akuzat për “Trenin bullgar” në zgjedhje, Berisha publikon video të tjera

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 13:08 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi të tjera pamje filmike ku tregon momente të manipulimit të votës gjatë zgjedhjeve të 11 majit, shkruan A2 CNN.

“Tani, urdhëro komisioneri me fletë votimi mbrapa, shikojeni... Urdhëro çfarë bën me të. Urdhëroni, del jashtë qendrës, jep fletën e votimit sepse duhet të realizojë Trenin Bullgar”, tha Berisha, duke komentuar pamjet në video.

Akuzat për “Trenin bullgar” në zgjedhje, Berisha publikon

“E nxjerr fletën e votimit, ia jep kryetarit, më pas e hedh përsëri në kutinë e votimit. Këta bëjnë ç’të duan me fletën e votimit. Patronazhisti i shoqëron votuesit në dhomën e fshehtë dhe voton për ta. Ata futen formalisht, sikur të jenë manekinë. Edhe këtu nxirret fleta e votimit jashtë për të krijuar karuzelin apo Trenin Bullgar. Ja me fletë del ai. Tani kthehet prapë”.

Sipas tij, me qindra kuti janë me një fletë votimi mangët, çka është dukuria absolute e karuzelit apo Trenit Bullgar. “Edhe në tabelën e rezultateve del mangët fleta e votimit. Në Plangaricë, Elbasan. Pra, në çdo qendër votimi, dokumentohen elementë të pakundërshtueshëm të farsës elektorale”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos